“Gjumi s’ka me iu nxanë”, pankarta me fotografitë e Gërvallës dhe Vuçetajt në protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

Pankarta me mbishkrimin “Gjumi s’ka me iu nxanë” dhe fotografitë e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj, janë vendosur në protestën që ka nisur në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në fotografitë e tyre është vendosur edhe një sëpatë, mjeti me të cilin dyshohet se Arlinda u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Sponsor 3M Express

Mbishkrimi “Gjumi s’ka me iu nxanë” ishte pjesë edhe e letrës që Arlinda Zekaj u kishte drejtuar institucioneve përgjegjëse para se të vritej, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbrojtje.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale për dështimet e mundshme në mbrojtjen e saj, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” – Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën

“Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” – Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën

“Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

“Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla