Protestuesit kanë mbërritur para Qeverisë së Kosovës, ku aty kanë zhvilluar një tjetër aksion, duke hedhur ngjyrë të kuqe dhe duke vendosur letra e pankarta me mbishkrime të shumta.

Kërkesa kryesore e tyre ka qenë ajo për dorëheqjen e përgjegjësve që lidhen me rastin e Arlinda Zekajt.
Në adresimin para protestuesve, njëra prej organizatoreve ka thënë se nuk do të lënë gur pa lëvizur derisa sipas saj, ky shtet të marrë seriozisht jetën e grave.
“Ka ardh sahati me ra patriarkati”. Jo veç dorëheqje, por edhe me u burgos bashkë me vrarësit e grave. Patriarkatit do t’i vijë fundi. Arlinda na e ka lënë një amanet dhe amaneti i saj është që këta njerëz mos me mund me bë gjumin rehat”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, protestuesit kanë vazhduar thirrjet e vazhdueshme, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi.
“Edhe sa”, “Gjumi s’ka me ju marrë”, “Flaka ka me iu dalë”, kanë qenë disa prej thirrjeve të vazhdueshme. /Klankosova.tv




