Komuna e Prishtinës është gjobitur me 5 mijë euro nga Inspektorati i Mjedisit, pasi Drejtoria e Inspekcionit nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.
Sipas Pacollit, pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e problemit.
Ministrja ka theksuar se institucionet duhet të jenë shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.
“Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli në njoftimin e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




