Sipas Pacollit, në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.
“Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.
“Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli.
Burimi: RTKLive




