Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

Goli i fitores për vendasit është shënuar në kohën shtesë të ndeshjes, pasi pjesa e parë dhe koha e rregullt e pjesës së dytë janë mbyllur pa gola.

Në stadiumin e Gjilanit, vendasit kanë dominuar në posedimin e topit dhe kanë krijuar më shumë raste shënimi, por nuk kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin deri në minutat e fundit të takimit.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, Gjilani ka gjetur golin e fitores në kohën shtesë përmes Thaçit që është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme në garën e Superligës.

Pas kësaj fitore, Gjilani renditet në vendin e tretë me shtatëmbëdhjetë pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e tetë me tetë pikë.

Më herët gjatë ditës, Malisheva e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva ka shkuar në kuotën e njëzet e tri pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën. Prishtina renditet e dyta me njëzet pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë | Momenti