Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane, në këtë takim është diskutuar për ambiciet evropiane të Kosovës dhe mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Ambasadori Rudolph ka theksuar se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e agjendës evropiane të Kosovës, duke inkurajuar anëtarët e komisionit që punën e nevojshme për këtë proces ta çojnë përpara me ritëm të plotë.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ambasada ka vlerësuar se me institucione plotësisht të mandatuara dhe pa bllokada, Kosova tashmë i ka kushtet për të krijuar një bazë për përparim të qëndrueshëm.

“Është koha për të krijuar kushte për përparim të qëndrueshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund, ambasada gjermane ka rikonfirmuar se Kosova mund të llogarisë edhe më tej në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e saj të integrimit evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës