Sipas LaPresse, në protestën e zhvilluar në Lajpcig morën pjesë afro 2 mijë persona, ndërsa në Dresden u regjistruan disa qindra pjesëmarrës.
Demonstrata u organizuan gjithashtu në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Mainc dhe Këln, duke përfshirë një numër të madh qytetesh në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin Berlin, qindra protestues u mblodhën përpara Portës së Brandenburgut. Për mbarëvajtjen e tubimit, policia kishte përgatitur një plan të përforcuar sigurie, me rreth 1 500 efektivë shtesë, edhe për shkak të përkuarjes së protestave me festimet e natës së Halloween-it.
Lëvizja synon të bëjë më të dëgjueshme kërkesat e brezit të ri për përmirësimin e kushteve ekonomike, rritjen e investimeve në arsim dhe politikat klimatike, si dhe kundërshtimin e detyrimit për shërbimin ushtarak.
Burimi: RTKLive




