Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçari që u raportua i zhdukur në Ferizaj

Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçari që u raportua i zhdukur në Ferizaj

Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçari që u raportua i zhdukur në Ferizaj

Lajm i mirë nga Ferizaj. 13-vjeçari Ismail Qerkinaj, i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 1 nëntor, është gjetur mbrëmë në orët e vona të mesnatës.

Sponsor 3M Express

Mësohet se i mituri ishte larguar disa ditë më parë nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Pas një angazhimi intensive të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, rreth orës 00:15 të datës 5 nëntor, disa qytetarë vigjilentë e kanë vërejtur 13-vjeçarin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe menjëherë e kanë shoqëruar për në stacionin policor.

Pas intervistimit në prani të hetuesve dhe përfaqësuesve të QPS-së, i mituri është dërguar në një strehimore të sigurt për strehim të përkohshëm, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga institucionet kompetente.

Policia e Kosovës dhe organet përkatëse po vazhdojnë trajtimin e mëtejshëm të rastit sipas procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit

Harry Kane vazhdon me Bayernin deri në vitin 2029

Harry Kane vazhdon me Bayernin deri në vitin 2029

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi