Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në fshatin Kamen të Leposaviqit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete nga motra e tij, ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga organet kompetente, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Blagoje Ristic, i lindur në vitin 1965, ndërsa ngjarja është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 07:50.
Informacioni fillestar ka ardhur nga Shtëpia e Shëndetit, e cila ka njoftuar Policinë se një person dyshohej se kishte ndërruar jetë në fshatin Kamen.
Menjëherë pas njoftimit, njësitë patrulluese dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ishte gjetur pa shenja jete nga motra e tij.
Në vendngjarje ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konfirmuar vdekjen.
Sipas dëshmitarëve, 61-vjeçari vuante nga sëmundje kronike, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar në këtë fazë.
Për rastin janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit.
Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Rreth orës 11:20, njësitë policore kanë përfunduar veprimet në terren dhe janë larguar nga vendngjarja.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




