Sipas Policisë, i mituri është gjetur më 5 nëntor, rreth orës 00:15, pasi disa qytetarë e kishin vërejtur pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kishin dërguar në stacionin policor.
Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, 13-vjeçari është vendosur përkohësisht në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

Policia ka bërë të ditur se trajtimi i rastit po vazhdon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, sipas procedurave ligjore.
Burimi: RTKLive




