Tre persona, dy gra dhe një burrë, që dyshohet se janë anëtarë të familjes së sulmuesit përgjegjës për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë, janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, të shtunën, duke thënë se pamjet e regjistruara me dron duket se kanë zbuluar trupat e pajetë brenda banesës së personit të dyshuar për sulmin.
Ndërkohë, autoritetet ende nuk e kanë bërë publik identitetin e sulmuesit, por kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një 25-vjeçar polak, i cili, sipas tyre, kishte pikëpamje “ultranacionaliste”.
Numri i të plagosurve nga sulmi me armë zjarri ka shkuar në 16, nga 15 sa ishte raportuar më herët.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të vdekjes së tre personave po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




