Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Indi, mes viktimave edhe piloti

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Indi, mes viktimave edhe piloti

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Indi, mes viktimave edhe piloti

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë të Himalajeve, në Indi. Në mesin e viktimave janë pesë pasagjerë dhe piloti i helikopterit.

Sponsor 3M Express

Helikopteri ishte nisur nga Badrinath, në shtetin verior të Uttarakhandit, ndërsa u rrëzua në luginën Hoshimath. Autoritetet kanë konfirmuar se të gjashtë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes.

“Po bëhen përpjekje për të zhvendosur trupat nga vendi i paarritshëm i përplasjes në rrugën më të afërt”, thuhet në deklaratën e policisë shtetërore.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Ndërkohë, Departamenti Meteorologjik i Indisë kishte parashikuar reshje shiu në të gjithë shtetin, dy ditë pasi cikloni Arnab goditi bregdetin juglindor të vendit.

Shteti i Uttarakhandit është një destinacion i rëndësishëm pelegrinazhi për hindutë. Në këtë rajon ndodhet edhe Badrinath, ku tempulli i shenjtë kushtuar perëndisë Vishnu tërheq miliona pelegrinë çdo vit.

Për të lehtësuar udhëtimin drejt faltoreve malore, kompani të ndryshme ofrojnë shërbime transporti me helikopterë me qira. Këto shërbime përdoren kryesisht nga pelegrinët që dëshirojnë të shmangin udhëtimet e vështira në terrenet malore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Milani përgatit goditje të dyfishtë në janar, Romano zbulon dy emrat – njëri nga ta ylli i Real Madridit

Milani përgatit goditje të dyfishtë në janar, Romano zbulon dy emrat – njëri nga ta ylli i Real Madridit

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi

Manchester United me katër mungesa para përballjes me Chelsean

Manchester United me katër mungesa para përballjes me Chelsean