Gjashtë rasteve brenda familjeve të raportuara dje në rajonin e Prishtinës

Gjashtë rasteve brenda familjeve të raportuara dje në rajonin e Prishtinës

Gjashtë rasteve brenda familjeve të raportuara dje në rajonin e Prishtinës

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, mes 29 e 30 tetorit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet përfshijnë dhunë psikike, fizike dhe kanosje ndaj bashkëshorteve dhe ish-bashkëshorteve.

Në disa prej tyre, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastet e tjera janë duke vazhduar.

Raportet e Policisë:

Prishtinë, 22-30.10.2026: Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk bashkëjeton që disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc, 30.10.2026, 09:30: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq, 30.10.2026, 12:15: Është raportuar se bashkëshorti i viktimës kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë, 29-30.10.2026: Është raportuar se viktima femër kosovare ishte kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i cili posedonte armë zjarri në shtëpi. Pas bastisjes, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 30.10.2026: Është raportuar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 30.10.2026, 20:00: Është raportuar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Gjashtë rasteve brenda familjeve të raportuara dje në rajonin e Prishtinës | Momenti