Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në Graçanicë një grua ka denoncuar një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më parë, duke pretenduar se për një periudhë të gjatë kishte marrë prej tij mesazhe kërcënuese dhe ngacmuese. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Tri raste të tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në një rast tjetër, një person dyshohet për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikike ndaj bashkëshortes. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sponsor 3M Express

Po në Prishtinë, është raportuar edhe një rast i dhunës psikike ndaj një të miture, për të cilin dyshohen prindërit e saj. Me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë, dy vëllezër janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa të dy janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Një tjetër rast shqetësues është raportuar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg