Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me thikë një person pas një mosmarrëveshjeje në një kafeteri.

Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje, gjashtë të dyshuarit, të gjithë meshkuj, dyshohet se kanë sulmuar me mjet të mprehtë një person tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, të gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.





