Gianluca Di Marzio shokon tifozët: Juventusi mund të detyrohet ta shet Kenan Yildizin

Gianluca Di Marzio shokon tifozët: Juventusi mund të detyrohet ta shet Kenan Yildizin

Gianluca Di Marzio shokon tifozët: Juventusi mund të detyrohet ta shet Kenan Yildizin

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet si favorit për transferimin e sulmuesit turk në afatin kalimtar të verës.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit të Sky Italia, Gianluca Di Marzio, gjiganti italian duhet të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nga shitjet e lojtarëve, çka mund ta vendosë të ardhmen e Yildizit në pikëpyetje.

“Yildiz mund të jetë një marrëveshje për verën, sepse Juventusi duhet të shesë një lojtar ose të arkëtojë 70-80 milionë euro nga tregu i transferimeve. Mund të shesë tre apo katër lojtarë së bashku, ose vetëm një”, ka deklaruar Di Marzio për wettfreunde.net.

Sipas tij, Juventusi po përgatitet edhe për mundësinë e largimit të talentit turk, ndërsa transferimi i Alajbegovicit për një rol të ngjashëm lidhet me planet për të ardhmen.

Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë shfaqur interesim për Yildizin, madje, sipas gazetarit italian, të dy klubet kishin pyetur Juventusin për çmimin e futbollistit gjatë verës dhe ishin të gatshme të ofronin mbi 100 milionë euro, nëse klubi italian do të pranonte të negocionte.

Megjithatë, në rast se Juventusi vendos ta shesë, vlera e Yildizit mund të arrijë rreth 150 milionë euro.

“Nëse Juventusi e shet Yildizin, ai do të vlerësohet rreth 150 milionë euro. Mendoj se Arsenali është njëri prej klubeve më të interesuara për të. Edhe Tottenhami, por besoj se Arsenali do ta udhëheqë garën”, ka theksuar Di Marzio.

Yildiz është një prej talenteve më të vlerësuara të Juventusit, ndërsa një largim i mundshëm i tij do të përbënte një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës, nëse palët arrijnë marrëveshje për një shumë kaq të lartë./Telegrafi/

Lexo edhe

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Gianluca Di Marzio shokon tifozët: Juventusi mund të detyrohet ta shet Kenan Yildizin | Momenti