Gërvalla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje për rastin Zekaj

Gërvalla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje për rastin Zekaj

Gërvalla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje për rastin Zekaj

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e konsideron dorëheqjen e saj si një mekanizëm që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.

E pyetur për kërkesat që ajo të japë dorëheqje pas vrasjes së Zekajt, Gërvalla ka thënë se do ta kishte ndërmarrë një hap të tillë nëse do të besonte se largimi i saj nga detyra do të kontribuonte në zbardhjen e për veprimet dhe mosveprimet institucionale.

Sponsor 3M Express

Ajo ka vlerësuar se e kundërta është e vërtetë, duke kërkuar që t’i lejohet të vazhdojë punën në adresimin e përgjegjësive institucionale dhe në mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, ka thënë Gërvalla.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Çka po vjen më 2 nëntor në FiveStar?

Çka po vjen më 2 nëntor në FiveStar?

Gjykata Supreme vendos: Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se tetë ditë

Gjykata Supreme vendos: Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se tetë ditë

PLD: Skandal dhe mungesë koordinimi në Qeveri, dokumentet digjitale nuk vlejnë për policinë, kush do të mbajë përgjegjësi

PLD: Skandal dhe mungesë koordinimi në Qeveri, dokumentet digjitale nuk vlejnë për policinë, kush do të mbajë përgjegjësi