Gërvalla në Budva, merr pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor

Gërvalla në Budva, merr pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor

Gërvalla në Budva, merr pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku më 5 dhe 6 nëntor po merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Sponsor 3M Express

Pjesëmarrja e Gërvallës në këtë forum është bërë me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim janë mbledhur ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe diskutimit të sfidave të përbashkëta.

Në sesionin kushtuar drejtësisë, ministrat do të diskutojnë për rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Një vëmendje e veçantë gjatë diskutimeve do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, veçanërisht mbrojtjes së fëmijëve viktima të veprave penale, si dhe ndëshkimit ligjor të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të tyre.

Forumi synon të shërbejë si platformë për koordinimin e politikave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e drejtësisë dhe sigurisë së brendshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ylli i Real Madridit i rrit shqetësimet: Po vuaj nga dhimbje të shumta

Ylli i Real Madridit i rrit shqetësimet: Po vuaj nga dhimbje të shumta

Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet afatmesme, çfarë pritet të ndryshojë në ekonominë amerikane dhe politikat e Trumpit

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet afatmesme, çfarë pritet të ndryshojë në ekonominë amerikane dhe politikat e Trumpit