Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar sot nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, me të cilët ka bashkëbiseduar për format e ndryshme të dhunës, parandalimin dhe raportimin e saj.

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në dhunën në familje dhe përgjegjësinë tonë për të mos e kufizuar mbrojtjen vetëm te një kategori e shoqërisë.

Sponsor 3M Express

“Gratë mbeten grupi më i prekur, por vëmendje dhe mbrojtje të veçantë meritojnë edhe fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht ata që, për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësore, janë më të pambrojtur”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Gjatë kësaj bisede, nxënësit shprehën interesimin dhe pikëpamjet e tyre për dhunën dhe për mënyrën se si institucionet duhet t’i përgjigjen asaj.

“Këto zëra kanë vendin e tyre në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031, sepse një strategji e mirë nuk përcakton vetëm kë duhet të mbrojë, por kupton edhe çfarë duhet të ndryshojë në jetën e njerëzve”, shtoi Ministrja Gërvalla.

Duke i cilësuar të rëndësisë së veçantë pikëpamjet dhe propozimet e të rinjve, Ministrja Gërvalla theksoi se këto pikëpamje duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh, veçanërisht gjatë procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031, në mënyrë që politikat e ardhshme t’u përgjigjen nevojave dhe sfidave me të cilat përballen të rinjtë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kush është Youssef Siher, “truri” pas protestave në Itali?

Kush është Youssef Siher, “truri” pas protestave në Itali?

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Musiala pëson një tjetër lëndim, Bayerni mbetet pa të për një kohë të pacaktuar

Musiala pëson një tjetër lëndim, Bayerni mbetet pa të për një kohë të pacaktuar