Gërvalla dhe ambasadori austriak diskutojnë për reformën në drejtësi

Gërvalla dhe ambasadori austriak diskutojnë për reformën në drejtësi

Gërvalla dhe ambasadori austriak diskutojnë për reformën në drejtësi

Përmes një postimi, Gërvalla ka thënë se reforma në drejtësi është agjendë e qartë për transformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e integritetit institucional dhe garantimin e përgjegjësisë para ligjit.

Ajo ka përmendur themelimin dhe funksionalizimin e Byrosë, jetësimin e procesit të Vetingut, avancimin e pakos së projektligjeve të Reformës në Drejtësi dhe finalizimin e legjislacionit civil si pjesë të këtij angazhimi.

Sponsor 3M Express

“Për të ndërtuar institucione më të forta, për të garantuar llogaridhënie reale dhe për të dëshmuar se askush, pavarësisht emrit, pozitës apo pushtetit, nuk qëndron mbi ligjin”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e finalizimit të Marrëveshjes me Austrinë për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale.

Sipas saj, kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e ekstradimit, ndihmës së ndërsjellë juridike dhe transferimit të personave të dënuar.

Gërvalla ka vlerësuar se Austria mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve i shërben forcimit të kapaciteteve shtetërore, avancimit të reformave dhe konsolidimit të sundimit të ligjit. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Drejtoresha e Informacionit në EBU viziton për herë të parë RTK-në

Drejtoresha e Informacionit në EBU viziton për herë të parë RTK-në

Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së: Sonte deri në orën 24:00

Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së: Sonte deri në orën 24:00

Transformimi i ri I Billie Eilish habit fansat: “Ajo duket si një person krejtësisht tjetër”

Transformimi i ri I Billie Eilish habit fansat: “Ajo duket si një person krejtësisht tjetër”