Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Gazetarja e Klan Kosova, Blerta Ahmeti, ka folur për rastin e rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj, për vrasjen e së cilës dyshohet kunati i saj.

Sponsor 3M Express

Ahmeti në emisionin “Kosova Today”, ka kritikuar mosfunksionimin e institucioneve përgjegjëse, duke përmendur se rastet e dhunës brenda familjes shpeshherë zvarriten nëpër gjykata dhe nuk marrin vëmendjen e duhur nga institucionet dhe shoqëria.

“Këtu ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të krejt institucioneve bartëse, për një nënë që ka arritur të ndahet prej burrit të vet, në çfarëdo kërkese, ankese, dhe nuk ka arritur me gëzu të drejtën për me pasë afër djalin e vet, të cilin ia ka besu gjykata në njohje për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e rastit kryesor, pra divorcit”.

“Raste të tilla në karrierën time gazetareske kam trajtuar jashtëzakonisht shumë. Janë rastet që më së shumti zvarriten nëpër procese, nëpër gjykatat tona. Janë rastet që më së paku kanë vëmendjen e gjyqtarëve, të prokurorëve, të policëve, por edhe të shoqërisë. Sepse ekziston njëfarë qasjeje ndaj rasteve familjare në Kosovë, ‘Hajt se ky është problem brenda familjes, nuk duhet të përzihemi’. Por bash aty duhet të përzihemi, sepse kur kemi një ankesë nga njëra palë për diçka që nuk po shkon mirë, e pastaj vijnë edhe vrasjet që i kemi sot, kjo është mungesë e zbatimit të kompetencave ekzekutive në secilën hallkë të zinxhirit, në rastin e Arlindës dhe në rastet e tjera”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexo edhe

876 kuaj fuqi dhe luks elektrik, Bentley zbulon SUV-në e re Torcal First Edition

876 kuaj fuqi dhe luks elektrik, Bentley zbulon SUV-në e re Torcal First Edition

Meta vë në lojë 95 miliardë dollarë për garën e inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic

Meta vë në lojë 95 miliardë dollarë për garën e inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic

Flick zbulon arsyen e zëvendësimit të Raphinhas në “El Clasico”

Flick zbulon arsyen e zëvendësimit të Raphinhas në “El Clasico”