Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

Gazetari serb, Branko Çeqen, ka thënë se është e vështirë të parashikohen qëndrimet e Qeverisë së re të Serbisë ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo duhet të ketë një qasje racionale në raport me Prishtinën.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se dekadat e propagandës kundër Kosovës dhe shqiptarëve kanë ndikuar në krijimin e një përqindjeje të lartë të votuesve nacionalistë në Serbi.

“Qeveria e re përfundimisht duhet të ketë një qëndrim racional ndaj Kosovës. Kjo sepse as Serbia dhe as Kosova nuk do të shkojnë asgjëkund pa zgjidhur në çfarëdo mënyre marrëdhëniet mes tyre”, ka deklaruar Çeqen.

Ai ka vlerësuar se zhvillimet e reja politike në Serbi kanë krijuar hapësirë për diskutime më racionale, duke shprehur pritjen që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të komunikojnë në mënyrë normale.

“Prandaj varet nga të gjitha qeveritë në Ballkan, por në këtë rast në mënyrë të veçantë nga qeveritë e Kosovës e Serbisë që të shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë atmosferë të re dhe ndoshta të fillojnë vërtetë një proces që ka kuptim”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Çeqen ka theksuar se për përparimin e marrëdhënieve duhet të jenë të gatshme të dyja palët, pa e përdorur politikën e jashtme për interesa të lojërave të brendshme politike.

Ndiqni të plotë intervistën e tij:

Lexo edhe

Pacientja që vdiq nga kanceri i gjirit, letër ministrit Vitia për mungesën e terapisë: Kjo është shpresa e jetës sime

Pacientja që vdiq nga kanceri i gjirit, letër ministrit Vitia për mungesën e terapisë: Kjo është shpresa e jetës sime

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Pavarësisht promovimit në Ligën B, Maran qëndron me “këmbë në tokë”: Objektiv është Evropiani

Pavarësisht promovimit në Ligën B, Maran qëndron me “këmbë në tokë”: Objektiv është Evropiani