Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A

Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A

Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A

Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Skuadra romake triumfoi me rezultat bindës 6-2 në udhëtim ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, duke regjistruar fitoren e tetë në nëntë ndeshje dhe duke vazhduar rrugëtimin pa humbje në kampionat.

Sponsor 3M Express

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, pasi Kenneth Taylor e kaloi Lazion në epërsi që në minutën e dytë. Sassuolo reagoi shpejt me Kristian Thorstvedtin, por Gustav Isaksen dhe Romano Floriani Mussolini shënuan për ta çuar rezultatin në 3-1.

Edhe pse Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Thorstvedtit në minutën e 31-të, vendasit arritën ta ngushtonin diferencën përmes Sebastiano Espositos.

Mattia Zaccagni shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Tijjani Noslin realizoi dy herë në pjesën e dytë për ta vulosur fitoren 6-2.

Takimi pati edhe dy penallti të humbura, nga Zaccagni dhe Davide Frattesi, por kjo nuk e pengoi Lazion të merrte tri pikët

Gattuso e ngjit Lazion në krye

Me këtë fitore, Lazio ka arritur në kuotën e 25 pikëve pas nëntë xhirove dhe kryeson renditjen e Serie A.

Skuadra e Gattusos ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim, ndërsa triumfi ndaj Sassuolos ishte i pesti radhazi në kampionat.

Para këtij suksesi, Lazio kishte mposhtur Monzën, Juventusin dhe Parmën, ndërsa pikët e vetme i kishte lënë në barazimin 2-2 ndaj Milanit.

Ndonëse nuk e nisi sezonin si një prej favoritëve kryesorë për titull, skuadra romake po dëshmon se mund të jetë pretendente serioze. Intensiteti, agresiviteti dhe uniteti janë disa prej elementeve që po e karakterizojnë ekipin e drejtuar nga trajneri italian.

Megjithatë, Gattuso po mundohet ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, duke kërkuar përulësi dhe përqendrim, pavarësisht rezultateve mbresëlënëse. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Aksidenti në Gjakovë, flasin nga QKUK-ja: Fëmija dyvjeçar në gjendje të rëndë dhe jo stabile, transferohet në MIQ

Aksidenti në Gjakovë, flasin nga QKUK-ja: Fëmija dyvjeçar në gjendje të rëndë dhe jo stabile, transferohet në MIQ

Pesë të lënduar në një aksident, një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Pesë të lënduar në një aksident, një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Dy vetura në rrethrrotullim, njëra dëshiron të dalë: A e dini cila ka përparësi?

Dy vetura në rrethrrotullim, njëra dëshiron të dalë: A e dini cila ka përparësi?

Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A | Momenti