Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ku dyshohet se ajo u vra nga kunati i saj.

Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Gashi ngriti shqetësime për rastet e vrasjes së grave në vend, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe përgjegjësisë institucionale.
“Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie”, deklaroi Gashi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




