Gashi: Në rastin e Arlinda Zekajt, dëshmitari i parë ende s’është marrë në pyetje nga prokurori

Gashi: Në rastin e Arlinda Zekajt, dëshmitari i parë ende s’është marrë në pyetje nga prokurori

Gashi: Në rastin e Arlinda Zekajt, dëshmitari i parë ende s’është marrë në pyetje nga prokurori

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit dhe kërkesave për llogaridhënie, dëshmitari i parë ende nuk është marrë në pyetje nga prokurori.

Në Debat Plus, Gashi ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën e mbledhjes së provave në rastet e dhunës në familje, duke thënë se në shumë raste hetimet mbështeten kryesisht në deklaratat e palëve, pa u dokumentuar vendi i ngjarjes nga forenzika.

Sponsor 3M Express

Ai ka përmendur rastin e Arlinda Zekajt, e cila kishte raportuar kur bashkëshorti i saj ia kishte hedhur rrobat nga makina e larjes, por policia nuk kishte kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nuk kishte bërë fotografi për dokumentimin e provave.

“Provat po mbesin deklarata. Forenzika nuk thirret fare, dhe kjo nuk ndodh vetëm në këtë rast, por në shumicën e rasteve të dhunës në familje”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe arsyetimin për caktimin e paraburgimit, duke theksuar se një nga arsyet e përmendura është mundësia e ndikimit te dëshmitarët, ndërsa, sipas tij, dëshmitari i parë ende nuk është marrë në pyetje.

Gashi ka thënë se mungesa e dokumentimit të provave fizike dhe vonesat në procedurat hetimore e vështirësojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

“Mënyra se si po trajtohen këto raste është skandaloze”, ka theksuar ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Gashi: Në rastin e Arlinda Zekajt, dëshmitari i parë ende s’është marrë në pyetje nga prokurori | Momenti