Gashi: Marrëveshja për zgjedhjen e presidentes mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Hamzës

Gashi: Marrëveshja për zgjedhjen e presidentes mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Hamzës

Gashi: Marrëveshja për zgjedhjen e presidentes mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Hamzës

Drejtori ekzekutiv i “Sbunker”, Fitim Gashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së.

Duke komentuar vendimin e Hamzës në emisionin “FIVE”, Gashi tha se dorëheqja e tij është e arsyeshme në rrethanat aktuale brenda partisë, duke përmendur zhvillimet dhe mosmarrëveshjet e brendshme në PDK.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, një nga çështjet që mund të ketë ndikuar në këtë vendim është kundërshtimi i një pjese të partisë ndaj bashkëpunimit dhe dialogut me Lëvizjen Vetëvendosje, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen e presidentes.

Gashi nuk përjashtoi mundësinë që dorëheqja të jetë ndikuar edhe nga faktorë të tjerë, përtej atyre që Hamza i bëri publikë.

Ai vlerësoi se, në rrethanat e krijuara, marrëveshja për zgjedhjen e presidentes ka qenë e dobishme për të dyja palët, si për PDK-në, ashtu edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Po plotësisht pajtohem që mund të jetë edhe kjo njëra prej arsyeve për shkak që ka pasur kundërshtime brenda Partisë Demokratike. Sa i përket bashkëpunimit të saj eventual me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, por mendoj se duhet të jemi të arsyeshëm dhe në ato rrethana, se mënyrës se si erdhën deri tek momenti i fundit për zgjedhjen e presidentit. Mendoj se ka qenë benefit për të dyja anët, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë për Partinë Demokratike”, ka deklaruar ai.

Hamza njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së, më pak se një vit pasi mori drejtimin e partisë.

Ai tha se vendimi ishte i menduar mirë dhe shprehu bindjen se zgjedhjet e brendshme partiake do t’u japin më shumë hapësirë të rinjve për të kontribuar në parti.

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Veprat e Van Gogh-ut prezantohen në një përvojë immersive në Prishtinë

Veprat e Van Gogh-ut prezantohen në një përvojë immersive në Prishtinë

Tensione në Tiranë, protesulmojnë me gurë dhe molotovë Kryeministrisë

Tensione në Tiranë, protesulmojnë me gurë dhe molotovë Kryeministrisë

Në një ishull jetojnë mbi 180 mijë breshka gjigante

Në një ishull jetojnë mbi 180 mijë breshka gjigante