Gashi-Hamdiu rrëfen në Debat Plus për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj

Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Ilir Shala, pas një rasti të poshtërimit verbal me përmbajtje seksuale ndaj saj.

Megjithatë, sipas saj, vendimi nuk ishte nënshkruar menjëherë nga kryesuesi i bordit. Duke rrëfyer në emisionin Debat Plus, Gashi-Hamdiu ka thënë se, pasi ishte informuar për rastin, kishte kërkuar zyrtarisht që çështja të trajtohej nga bordi.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, në mars të vitit 2021, bordi kishte vendosur të ngrinte kallëzim penal ndaj Shalës, pavarësisht mospajtimeve të njërit prej anëtarëve.

Ajo ka theksuar se vendimet e bordit zakonisht nënshkruheshin brenda dy ditësh, por kjo nuk kishte ndodhur me vendimin për kallëzimin penal.

Gashi-Hamdiu ka treguar se, pas rreth tre muajsh e gjysmë, gjatë një mbledhjeje tjetër, kishte kuptuar se vendimi ende nuk ishte proceduar.

Sipas saj, vendimi u nënshkrua më 19 korrik 2021 dhe po atë ditë sekretarja e ndërmarrjes e dërgoi kallëzimin penal.

“Bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit penal ndaj Ilir Shalës, por vendimi nuk u nënshkrua menjëherë. Vetëm pas tre muajsh e gjysmë mora vesh se kallëzimi nuk ishte proceduar…Vendimi u nënshkrua më 19 korrik 2021 dhe po atë ditë u dërgua kallëzimi penal, ai kallëzim penal u kam thënë nuk përmban kurgjo hiç”, ka deklaruar Gashi-Hamdiu në Debat Plus.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Gashi-Hamdiu rrëfen në Debat Plus për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj | Momenti