Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se çështjen e poshtërimit verbal me përmbajtje seksuale nga ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Ilir Shala, e kishte ngritur edhe në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, por pretendon se ajo nuk ishte trajtuar fare.

Duke treguar në emisionin Debat Plus, Gashi-Hamdiu ka thënë se në atë kohë mbledhjen e komisionit e kishte udhëhequr Jeta Statovci, në mungesë të kryetarit Ferat Shala.

Sponsor 3M Express

Ajo ka treguar se gjatë mbledhjes ishte diskutuar për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të KOSTT-it dhe se, në këtë kontekst, ua kishte rikujtuar anëtarëve të komisionit rastin e saj, për të cilin, sipas saj, ata tashmë kishin qenë në dijeni përmes transkriptit të një bisede.

Gashi-Hamdiu ka thënë se ua kishte bërë të qartë anëtarëve se gjuha e përdorur ndaj saj ishte fyese dhe e papranueshme, por se çështja nuk ishte trajtuar më tej në komision.

“Thashë më falni, nëse menoni që është në regull kjo, për mu nuk është regull, unë jam mësu, mas pari edukata familjare nuk ma lejon këtë gjuhë, mirëpo në Kuvend nuk përdor këtë gjuhë. Edhe nuk është trajtu kjo hiç në komision. Domethënë as nuk e kanë marrë për bazë”, ka theksuar ai.

Ajo ka shprehur gjithashtu zhgënjim për mënyrën se si ishte trajtuar kallëzimi penal, të cilin Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishte hedhur poshtë, sipas saj, për mungesë të elementeve të veprës penale.

Gashi-Hamdiu ka thënë se rasti i Arlinda Zekajt dhe reagimet pas vrasjes së saj e kanë shtyrë të flasë publikisht për përvojën e saj, duke ngritur edhe çështjen e solidaritetit mes grave.

“Mas shumëti që m’ka thy, m’ka thy kur na u kthy hudhja e kallëzimit penal nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për mungesë të provave të mjaftueshme për procedim penal”, ka theksuar ajo.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit