Skuadra turke ka siguruar tri pikët të mërkurën mbrëma, në një ndeshje me gjashtë gola dhe emocione deri në fund.
Yunus Akgün kaloi Galatasarayn në epërsi që në minutën e dytë, por Lille reagoi përmes Soriba Diaounes, i cili realizoi dy herë për t’i dhënë epërsinë skuadrës franceze.

Megjithatë, Galatasaray nuk u dorëzua. Alexey Batrakov barazoi shifrat në 2:2, duke rikthyer shpresat e skuadrës vendase për fitore.
Në vazhdim, një autogol i Berke Özer dhe goli i Victor Osimhenit vulosën triumfin 4:2 për ekipin turk.
Kjo ishte fitorja e parë e Galatasarayt në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa Lille pësoi humbjen e tretë radhazi në fazën e ligës.
Burimi: RTKLive




