Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce

Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce

Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce

Sulmuesi nigerian ka shënuar nga një gol në secilën pjesë, duke i siguruar skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në kampionatin turk.

Osimhen e ka zhbllokuar rezultatin pak para se të mbushej gjysmë ore lojë, kur e ka shfrytëzuar pasimin e Baris Yilmaz dhe e ka dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Galatasarayt ka goditur sërish në minutën e dyzet e katërt, kur e ka devijuar në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez, duke e dyfishuar epërsinë e vendasve para përfundimit të pjesës së parë.

Fenerbahce ka reaguar në pjesën e dytë dhe e ka ngushtuar epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e dytë. Irfan Kahveci ka shënuar me goditje akrobatike, duke e rikthyer ndeshjen në lojë.

Megjithatë, Galatasaray ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve për ta barazuar rezultatin.

Me këtë fitore, Galatasaray e ka vazhduar serinë pozitive në derbin ndërkontinental, duke regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa humbje ndaj Fenerbahce në Superligën turke.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk e ka regjistruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe e ka rimarrë kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Fenerbahce mbetet në vendin e pestë, me vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit