Pas transmetimit të klipit të daljes së Behares nga Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar Fuego, banori që kishte krijuar një raport të veçantë me të.

Ai u shpreh se shpreson që gjendja e Behares të mos jetë serioze dhe që ajo të jetë mirë.
Fuego shtoi se i uron asaj gjithë të mirat, duke theksuar se Beharja ka pasur një vend të veçantë për të.





