Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

Betim Fazliji ka shprehur lumturinë dhe krenarinë e tij për ftesën e marrë nga Kombëtarja e Kosovës, duke folur për emocionet e bashkimit me ekipin dhe pritshmëritë para ndeshjes me Izraelin.

Sponsor 3M Express

Fazliji, i cili i është bashkuar sot grupit të futbollistëve të Kombëtares, është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësimi i vendit.

“Jam shumë i lumtur që më ka thirrur Kombëtarja. Tani që kam mundur të vij sot dhe t’i bashkohem ekipit, jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe kur vij këtu për ta përfaqësuar kombin dhe Kombëtaren tonë. Jam i lumtur dhe mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Fazliji për FFK-në.

Ai ka folur edhe për stërvitjen e parë me ekipin, duke vlerësuar formën, motivimin dhe përqendrimin e futbollistëve para përballjes me Izraelin.

“Stërvitja ishte super, menjëherë me ekipin. Ekipi është në super formë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar, kështu që presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas në ‘Fadil Vokrri’”, ka përfunduar ai.

Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku synon të marrë tri pikët para tifozëve të saj. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

“Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë