Në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar trajnim tre javor në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë profesionale dhe praktike në zbatimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.

“Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimi”. njofton FSK.
Burimi: RTKLive




