Banorët e fshatit Koshtovë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, për shkak të punimeve për pastrimin e dy rezervuarëve të ujit.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, ndërprerja do të bëhet gjatë orëve të vona të natës, ndërsa punimet do të nisin në mëngjesin e 21 tetorit 2026.
Kompania ka bërë të ditur se punimet synojnë të përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/




