Një shtetas shqiptar i dyshuar për përfshirje në veprimtari të prostitucionit në departamentin Charente-Maritime të Francës ka marrë një përgjigje negative nga drejtësia, pasi kërkesa e tij për t’u liruar nga paraburgimi është refuzuar.

Sipas raportimit të medias franceze L’Hebdo de Charente-Maritime, autoritetet gjyqësore kanë vendosur të mos pranojnë kërkesën për lirim, duke bërë që i dyshuari të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Rasti është bërë publik më 2 nëntor 2026, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi akuzat konkrete, rrethanat e hetimit apo identitetin e personit.
I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë./Telegrafi/




