Eli Junior Kroupi ka vendosur që në nivel ndërkombëtar të përfaqësojë Francën, duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur për Portugalinë ose Bregun e Fildishtë.

Sulmuesi 19-vjeçar i Bournemouthit kishte disa alternativa për të ardhmen e tij ndërkombëtare, falë prejardhjes familjare.
Ai kishte të drejtë të përfaqësonte Bregun e Fildishtë përmes babait të tij, Eli Kroupi, ish-reprezntues i këtij vendi, ndërsa mund të luante edhe për Portugalinë përmes nënës dhe gjyshes së tij.
Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, kishte konfirmuar në muajin maj se federata portugeze kishte kontaktuar me futbollistin, por kishte respektuar dëshirën e tij për të përfaqësuar Francën.
“Jam i përqendruar te kombëtarja franceze”, kishte deklaruar Kroupi në një intervistë për emisionin Telefoot, duke e bërë të qartë preferencën e tij.
Sulmuesi ka përfaqësuar Francën në grupmoshat e reja, përfshirë edhe përfaqësuesen U21, ndërsa tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën e vendit ku dëshiron të ndërtojë karrierën ndërkombëtare.
Kroupi vjen pas një sezoni mbresëlënës debutues në Ligën Premier me Bournemouthin, ku realizoi 12 gola në 31 paraqitje./Telegrafi/




