Franca pezullon mësimin shkollor

Franca pezullon mësimin shkollor

Franca pezullon mësimin shkollor

Kryeministri francez njofton pezullimin e mësimit për t’i dëgjuar shqetësimet e nxënësve.

Sponsor 3M Express

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka folur në parlament për trazirat në shkollat e vendit.

Qeveria e Lecornut ka njoftuar se mësimi do të pezullohet nga mëngjesi i së mërkurës deri të premten, shkruan skynews.

Ky vendim synon t’u japë drejtuesve të shkollave kohë për të zhvilluar diskutime dhe për të dëgjuar shqetësimet e nxënësve.

“Qëllimi është t’i japim çdo ekipi drejtues dhe çdo drejtorie shkolle kohë për demokraci të brendshme në shkollat e mesme”, tha Lecornu në Asamblenë Kombëtare.

Kryeministri dënoi gjithashtu atë që e cilësoi si “dhunë ekstreme”, e cila, sipas tij, ka trokitur “në dyert e shkollave të mesme”, duke theksuar se e dënon atë pa kushte.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Lecornu, që nga nisja e protestave janë lënduar gjithsej 215 nxënës dhe 85 punonjës të arsimit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Franca pezullon mësimin shkollor | Momenti