Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Një foshnjë 11-muajshe, e cila ishte marrë nga babai i saj, është shpëtuar pas një operacioni urgjent kërkimi, pasi u gjet e varrosur e gjallë brenda një kafazi për qen në një zonë pyjore në Karolinën e Jugut, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.

Sponsor 3M Express

Vogëlushi Koah Sharpe u gjet të martën pasdite, në gjendje kritike, pasi dyshohet se kishte qëndruar i varrosur për rreth 24 orë, deklaroi sherifi i qarkut Lexington, Jay Koon.

Foshnja ishte mbështjellë me një peshqir dhe ishte vendosur në kafaz, i cili ishte mbuluar me një shtresë të cekët dheu në pyll, transmeton Telegrafi.

Kur ekipet e kërkim-shpëtimit e zbuluan, vogëlushi po qante. Sherifi e përshkroi momentin si “tingullin më të gëzueshëm që mund ta dëgjosh nga një foshnjë duke qarë”.

“Pa dyshim, Zoti është i madh”, deklaroi Koon gjatë një konference për media.

Autoritetet nisën kërkimet të hënën pasdite për foshnjën Koah dhe babanë e tij, 25-vjeçarin Michael Comer.

Sipas sherifit, fëmija ishte lënë nën kujdesin e babait në shtëpinë e nënës së tij, ndërsa ajo kishte dalë për të kryer një obligim. Një kujdestar tjetër pritej të shkonte në shtëpi, por kur mbërriti, babai dhe foshnja nuk ndodheshin më aty.

Deputetët e sherifit arritën ta lokalizonin Comerin të hënën vonë në zonën e Batesburg-Leesville, por fëmija nuk ishte me të.

Pas kësaj, rreth 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe personel tjetër nisën kërkimet për foshnjën.

Të martën pasdite, gjatë kontrollit pranë shtëpisë së babait të Comerit, kërkuesit vunë re dheun e trazuar rishtazi, rreth 45 metra brenda pyllit.

“Kur filluan ta kontrollonin zonën dhe të gërmonin, mund ta dëgjonin Koahun duke qarë. Siç mund ta imagjinoni, të gjithë u vunë në lëvizje për ta nxjerrë sa më shpejt”, tregoi sherifi.

Vogëlushi aktualisht po merr trajtim në spital dhe, sipas sherifit, mjekët shpresojnë se do të rikuperohet plotësisht.

Bazuar në të dhënat për lëvizjet e babait, hetuesit besojnë se foshnja kishte qëndruar e varrosur për rreth 24 orë.

Sherifi tha se peshqiri me të cilin ishte mbështjellë fëmija mund të ketë krijuar një hapësirë të vogël ajri, e cila i kishte mundësuar të mbijetonte.

“Shpresojmë që, duke qenë vetëm 11 muajsh, ai të mos e kujtojë shumë këtë ngjarje kur të rritet, por të ketë një histori frymëzuese për të treguar”, u shpreh Koon.

Comer ishte gjetur të hënën mbrëma në një objekt ndihmës në oborrin e një shtëpie në Batesburg. Sipas sherifit, në atë moment ai nuk kishte dhënë shumë informacione për vendndodhjen e foshnjës.

Fillimisht, 25-vjeçari u arrestua nën dyshimet për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Autoritetet janë duke bashkëpunuar me zyrën lokale të prokurorit për të përcaktuar akuzat e tjera që mund të ngrihen ndaj tij.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë dhe sot thjesht të festojmë faktin se një foshnjë 11-muajshe është gjallë”, përfundoi sherifi Koon. /Telegrafi/

Lexo edhe

Murati prezanton projektbuxhetin 4.2 miliardë euro për 2027, opozita e kritikon

Murati prezanton projektbuxhetin 4.2 miliardë euro për 2027, opozita e kritikon

Murati tenton ta arsyetojë inflacionin me krizat globale

Murati tenton ta arsyetojë inflacionin me krizat globale

Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës

Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës