Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi

Një anketë vjetore e realizuar gjatë këtij viti në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi perceptimin e qytetarëve për ndikimin e fondeve të Bashkimit Evropian, ka nxjerrë rezultate konkrete.

Sponsor 3M Express

Nga 50,2 për qind deri në 73,7 për qind e të anketuarve në këto vende besojnë se fondet e BE-së kanë ndikim të prekshëm në nivel lokal. Por, për të kuptuar më nga afër se si këto financime ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe cilat janë përfitimet e tyre, WeBalkans organizoi një takim dyditor në Podgoricë të Malit të Zi, nën moton #EUWithYOU (BE-ja me ju).

Kjo fushatë mbështet në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile në luftën kundër dezinformimit.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare nga vendet e rajonit, si dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë për detyrë të merren drejtpërdrejt me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Sa i përket kësaj të fundit, u tha se zhvillimet teknologjike e bëjnë të pamundur mospërfshirjen edhe të krijuesve të përmbajtjeve në rrjetet sociale. Ndikimi i tyre u vlerësua si mjaft i madh, ndërkohë që mediat tradicionale vazhdojnë të ruajnë seriozitetin dhe besueshmërinë në raport me audiencën. Në këtë kontekst, ato nuk konsiderohen përjashtuese të njëra-tjetrës, por plotësuese dhe ndihmuese.

Për më tepër, shumica e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor vazhdojnë t’i konsiderojnë mediat e pavarura dhe shoqërinë civile si elemente thelbësore për funksionimin e demokracisë./Klankosova.tv

Lexo edhe

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Fondet e BE-së me ndikim konkret në Ballkanin Perëndimor, konferencë në Mal të Zi | Momenti