Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në barazimin pa gola 0-0 ndaj Izraelit, ndonëse ka theksuar se skuadrës i mungoi konkretizimi i rasteve për të marrë fitoren.

Sponsor 3M Express

Kosova pati një paraqitje të mirë, sidomos në 25 minutat e para të takimit, kur krijoi disa mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte ato.

Foda, pas përfundimit të ndeshjes, theksoi se skuadra e kishte zbatuar planin e paraparë, por mungesa e golave mbeti problemi kryesor.

“Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

Ai shtoi se edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se Kosova luajti me një futbollist më pak, Dardanët arritën të krijonin raste, por sërish nuk gjetën rrugën drejt rrjetës.

“Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke e vlerësuar mesfushorin si një futbollist me aftësi të veçanta në krijimin e rasteve dhe pasimin e fundit.

“Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi Foda./Telegrafi/

Lexo edhe

Ndaloi bariun për shkak të lopës në Graçanicë, gazetari thumbon prokurorin Igrishta: Më vjen keq prej lopës se kujt i ka rënë të merret me të

Ndaloi bariun për shkak të lopës në Graçanicë, gazetari thumbon prokurorin Igrishta: Më vjen keq prej lopës se kujt i ka rënë të merret me të

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Japonia mposht Brazilin në miqësore

Japonia mposht Brazilin në miqësore