Flick zbulon arsyen pse Barcelona u mposht në duelin ndaj PSG-së

Flick zbulon arsyen pse Barcelona u mposht në duelin ndaj PSG-së

Flick zbulon arsyen pse Barcelona u mposht në duelin ndaj PSG-së

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit, duke e pranuar se skuadra e tij nuk ishte në gjendjen e duhur fizike dhe se gabimet e shumta ndikuan në rezultat.

Sponsor 3M Express

“Nuk është një arsyetim, por duhet ta kuptojmë se kemi bërë gabime sepse nuk ishim të freskët fizikisht. Përpjekja që skuadra ka bërë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Humbëm shumë topa të thjeshtë dhe duhet ta analizojmë këtë”, deklaroi Flick.

Trajneri gjerman theksoi se Barcelona nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur siç duhet për këtë përballje, duke përmendur edhe vështirësitë pas ndeshjes ndaj Sevillas.

Katalunasit kishin mbetur të bllokuar për dy orë në aeroplan në Sevilla dhe më pas ishin detyruar të kalonin natën në mënyrë të paplanifikuar, gjë që ua kishte prishur planet për përgatitjen e ndeshjes ndaj PSG-së.

“Rikuperimi nuk ishte ai që na nevojitej. Të gjithë e dini se çfarë ndodhi pas ndeshjes me Sevillan. Ishte shumë e vështirë për t’u përballuar dhe kjo ndikoi te ne sonte”, shtoi ai.

Flick pranoi se skuadra e humbi kontrollin pas golit të tretë të PSG-së, por theksoi se pavarësisht humbjes, Barcelona pati edhe aspekte pozitive nga të cilat mund të nxjerrë mësime.

“Pas rezultatit 3-2, skuadra u shpërbë. Do ta analizojmë këtë ndeshje, por kishte edhe shumë gjëra të mira. Mbetem optimist”.

“Ishte një test i mirë për ne dhe duhet të shohim se në cilat aspekte duhet të përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Tani, Flick dhe lojtarët e tij do të fokusohen te përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Real Madridit./Telegrafi/

Lexo edhe

Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

Deputetja e PDK-së kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Glauk, 81 vjet burg nuk janë një gabim teknik që kalohet me dy fjali diplomatike

Deputetja e PDK-së kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Glauk, 81 vjet burg nuk janë një gabim teknik që kalohet me dy fjali diplomatike

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht