Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar një fotografi të re në rrjetet sociale, ku shfaqet me një plis të bardhë në kokë, simbol tradicional i kulturës shqiptare.

Në fotografinë e ndarë në InstaStory, artistja shihet me një paraqitje elegante, ndërsa plisi me simbolin e kuq në pjesën e përparme është detaji që bie në sy.
Përmes këtij elementi tradicional, Fjolla ka sjellë një detaj që lidhet me identitetin dhe trashëgiminë shqiptare.
Foto: Instagram
Krahas postimeve të përditshme, artistja nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore dhe nuk ka sjellë projekte të reja.
Fjolla ka qenë ndër emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, me një karrierë të shoqëruar nga këngë dhe paraqitje që kanë marrë vëmendjen e publikut.
Kohëve të fundit, megjithatë, është treguar më e tërhequr sa i përket angazhimeve muzikore.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një rikthim të saj në skenë. /Telegrafi/




