Fjalosja mes çiftit përfundon me dhunë në Shtime – gruaja denoncon bashkëshortin, ai arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Një fjalosje mes bashkëshortëve në Shtime dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike, duke lënë të lënduar gruan, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmit të pretenduar nga burri i saj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:15 pas mesnate, në rrugën “Përparim Boshnjaku” në Shtime.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima E.K., 23 vjeçar ka deklaruar se pas një fjalosjeje të çastit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, Sh.I., 27 vjeçare, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Për shkak të lëndimeve, gruas i është ofruar trajtim mjekësor.

Burimet bëjnë të ditur se trajtim mjekësor ka marrë edhe bashkëshorti, i cili po ashtu kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Rrethanat në të cilat ai është lënduar nuk janë sqaruar në informacionet e siguruara.

Pas raportimit të rastit dhe ndërmarrjes së veprimeve policore, organet kompetente kanë vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor (Dhunë në familje)”, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e plota të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn