Filmi “DUA” prezantohet para publikut në Nju-Jork, nis rrugëtimin drejt Oscar-it

Filmi “DUA” prezantohet para publikut në Nju-Jork, nis rrugëtimin drejt Oscar-it

Filmi “DUA” prezantohet para publikut në Nju-Jork, nis rrugëtimin drejt Oscar-it

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar shfaqjen e filmit “DUA”, propozimit zyrtar të Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarë amerikanë, filmdashës dhe bashkatdhetarë shqiptarë.

Sponsor 3M Express

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Blerim Reka, ndërsa pas shfaqjes u zhvillua një diskutim për filmin, ku folën regjisorja Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi e Kushtrim Hoxha.

Filmi “DUA”, përmes këndvështrimit të një vajze të re, sjell një histori të vërtetë të fëmijërisë në Kosovë, në prag të luftës çlirimtare kundër pushtimit serb.

Përmes kësaj historie, filmi trajton kujtesën kolektive dhe përvojat e një periudhe të vështirë të Kosovës, duke i përcjellë ato edhe te publiku ndërkombëtar.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar sukses filmit në rrugëtimin drejt Oscar-it.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

Dita Botërore e Diabetit: United Hospital sjell pakot speciale endokrinologjike dhe standarde evropiane me Dr. Ariana Gashi-Shaqiri

Dita Botërore e Diabetit: United Hospital sjell pakot speciale endokrinologjike dhe standarde evropiane me Dr. Ariana Gashi-Shaqiri

Qeni ka dëgjim të jashtëzakonshëm: Nga sa larg mund ta dallojë makinën tuaj dhe a e ndien tërmetin?

Qeni ka dëgjim të jashtëzakonshëm: Nga sa larg mund ta dallojë makinën tuaj dhe a e ndien tërmetin?