Analisti politik nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviç, ka paralajmëruar se ndryshimi i liderit në Serbi nuk nënkupton domosdoshmërisht mposhtjen e ideologjisë nacionaliste që ka mbështetur pushtetin e deritanishëm.
Në një reagim në platformën X, Filipoviç ka kritikuar pritjet e disa intelektualëve serbë që gazetarët dhe analistët t’i nënshtrojnë kritikat e tyre interesave politike të tranzicionit demokratik në Serbi.

Ai ka theksuar se, para zgjedhjeve, kishte argumente se diskutimi për nacionalizmin brenda lëvizjes studentore mund t’i dëmtonte shanset për ta mposhtur Aleksandar Vuçiqin, ndërsa tani pretendohet se kritikat e tilla mund ta rrezikojnë konsolidimin e një qeverisjeje demokratike.
“Deri kur duhet ta shtyjmë kritikën?”, ka pyetur Filipoviq. Sipas tij, nëse nacionalizmi serb mbijeton pas ndryshimit politik, ai mund të fitojë legjitimitet të ri demokratik dhe të vazhdojë të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët, duke shkaktuar paqëndrueshmëri në rajon.
Burimi: RTKLive




