Filipinaset po bëhen gjithnjë e më të pranishme në familjet shqiptare, punësohen si kujdestare të fëmijëve

Punësimi i kujdestareve të huaja, veçanërisht i grave filipinase, në familjet shqiptare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, kryesisht në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Për këtë fenomen ka raportuar mediumi grek In.gr, duke iu referuar të dhënave të portalit shqiptar Monitor, ndërsa prania e tyre vërehet gjithnjë e më shumë në parqe, kënde lojërash dhe pranë shkollave private.

Deri para disa vitesh, punësimi i shtetasve të huaj në Shqipëri lidhej kryesisht me sektorët e ndërtimit, industrisë dhe turizmit, ndërsa tashmë edhe shërbimet e kujdesit për fëmijët, të moshuarit dhe punët shtëpiake po tërheqin punëtorë të huaj.

Sipas raportimit, në fund të vitit 2024 në Shqipëri kishte rreth 22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi, prej të cilëve afërsisht 8.360 ishin gra. Megjithatë, nuk ka të dhëna të sakta se sa prej tyre janë të punësuara në familjet shqiptare, në çfarë kushtesh punojnë dhe sa paguhen.

Fenomeni është trajtuar edhe në një raport të UN Women, i cili vë në pah nevojën për mbledhjen e të dhënave mbi punësimin e grave të huaja në sektorin e kujdesit dhe për garantimin e të drejtave të tyre në punë.

Raporti thekson edhe rrezikun e punësimit informal, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 punësimi informal në sektorin jobujqësor në Shqipëri përbënte 24.7 për qind.

Punëtorët e angazhuar në shërbimet e kujdesit mund të mbeten pa kontribute pensionale, sigurim shëndetësor dhe mbrojtje në rast të aksidenteve në punë.

UN Women u rekomandon autoriteteve shqiptare të krijojnë mekanizma për evidentimin e punëtorëve të huaj në këtë sektor, si dhe të sigurojnë kushte dinjitoze pune, paga të drejta dhe mbrojtje sociale për ta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Murali i Nënës Terezë vendoset në sheshin e Prishtinës për 28 nëntor

Murali i Nënës Terezë vendoset në sheshin e Prishtinës për 28 nëntor

“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri” – Shqipe Selimi viziton bashkëshortin në Hagë, publikon mesazhin për 28 Nëntorin

“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri” – Shqipe Selimi viziton bashkëshortin në Hagë, publikon mesazhin për 28 Nëntorin

Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh

Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh