Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

Gazetari Lavdim Pireva ka folur për prurjet e reja të Kosovës, duke vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim nga të gjithë personat e përfshirë në proces.
“T’u e pa formën e tij dhe edhe qysh ka lujt këtu, ka me na kry shumë punë, kena me mujt me lujt ndoshta edhe me formacionin të ardhmen 4-2-3-1 që për trajnerat gjerman është formacioni që iu flenë më së shumti po besoj”.
“Është një lojtar që qysh po thua edhe t’i i lidh repartet, sidomos mesfushën me sulmin, me atë pasimin e fundit, po edhe driblimet mund me lu edhe në krah pa asnjë problem edhe ka me na dhanë shumë”.
“Unë po besoj që përveç këtyre prurjeve që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen, si Erblin Osmanit, si Enis Rexhepit, si e Bleon Kurtulusit edhe ky është një prej goditjeve më të mëdhaja të Federatës së Futbollit të Kosovës e që shumë shpejt kena me pa me ngjyrat e Kosovës, po besoj që në kualifikimet për Kampionatin Evropian ai ka me kanë pjesë e ekipit”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





