FFK-ja paralajmëron tri projekte në Gjilan, investime në stadiume dhe fusha sportive

FFK-ja paralajmëron tri projekte në Gjilan, investime në stadiume dhe fusha sportive

FFK-ja paralajmëron tri projekte në Gjilan, investime në stadiume dhe fusha sportive

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në Gjilan do të realizohen tri projekte të reja infrastrukturore, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në këtë regjion.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka njoftuar se pas realizimit të projektit të ndriçimit në stadiumin ndihmës të qytetit, ku aktualisht ndeshjet i zhvillojnë Drita dhe Gjilani, si dhe klubet dhe shkollat e futbollit, do të vazhdojnë investimet me tri projekte të reja.

Projekti i parë parasheh vendosjen e një tapeti të ri sintetik në stadiumin ndihmës të Gjilanit, ndërsa investimi i dytë përfshin vendosjen e tapetit në fushën sportive në Zabelin e Sahit Agës.

Ndërkohë, projekti i tretë ka të bëjë me shtrimin e barit natyral në fushën e kampit stërvitor të FC Drita, duke krijuar kushte më të mira për përgatitjen e futbollistëve të klubit gjilanas.

Ademi ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit synojnë edhe ndërtimin e fushave të vogla sportive në lagje dhe pranë shkollave, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë më shumë hapësira për t’u marrë me futboll.

Kreu i FFK-së ka theksuar se investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit, duke shtuar se puna do të vazhdojë në bashkëpunim me klubet, komunën dhe Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit./Telegrafi/

Lexo edhe

Interi nis negociatat për rinovimin me Calhangolun, por i vendos një kusht yllit turk

Interi nis negociatat për rinovimin me Calhangolun, por i vendos një kusht yllit turk

Pas videos së publikuar nga Sinjali, Policia nis verifikimin e rrahjes mes vajzave në Ferizaj

Pas videos së publikuar nga Sinjali, Policia nis verifikimin e rrahjes mes vajzave në Ferizaj

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”