Fero mohon pjesëmarrjen në BBVK 5: E di që ju banorët për mua aty, por nuk mund të pini kafe me mua aq lehtë

Reperi Fero ka reaguar pas zërave që e kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova”.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur në rrjetet sociale informacione për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar reperi, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan ditët e fundit.

Foto: Fero/InstaStory

Emri i Feros ishte përmendur në mesin e personazheve që aludohej se mund të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, por me reagimin e tij të fundit, reperi ka sqaruar se nuk do të jetë konkurrent në këtë edicion.

Ndërkohë, sezoni i pestë i formatit pritet të nisë më 30 tetor, ndërsa interesi i publikut vazhdon të jetë i përqendruar te emrat që do të hyjnë në garë këtë vit.

Foto: Fero/InstaStory

Deri në nisjen e spektaklit, mbetet të shihet se cilët personazhe do të konfirmohen zyrtarisht si banorë të edicionit të ri. /Telegrafi/

Lexo edhe

Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara, deri në kaq gradë pritet të shkojnë temperaturat

Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara, deri në kaq gradë pritet të shkojnë temperaturat

Kane, Mbappe dhe Yamal: Tri orë luksoze me vlerë milionë eurosh në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Kane, Mbappe dhe Yamal: Tri orë luksoze me vlerë milionë eurosh në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkon të vetëdorëzohet, por vendos një kusht

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkon të vetëdorëzohet, por vendos një kusht