Ferdinand kritikon Man Unitedin: Duhej ta transferonte yllin e Arsenalit

Ferdinand kritikon Man Unitedin: Duhej ta transferonte yllin e Arsenalit

Ferdinand kritikon Man Unitedin: Duhej ta transferonte yllin e Arsenalit

Klubi londinez siguroi shërbimet e reprezentuesit anglez për rreth 51 milionë funte, pas negociatave me Aston Villan që kishin nisur gjatë muajit korrik. Në gusht, 28-vjeçari nënshkroi kontratën me “Topçinjtë”, duke lënë pas disa skuadra të interesuara për të.

Konsa ishte shndërruar në një prej futbollistëve më të besueshëm të Aston Villës, falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe aftësisë për të luajtur si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë.

Sponsor 3M Express

Manchester Unitedi ishte përmendur gjithashtu si një nga klubet e interesuara për mbrojtësin, por nuk ndërmori hapa konkretë për ta transferuar atë, pavarësisht problemeve të vazhdueshme në repartin defensiv.

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” ka kritikuar këtë vendim, duke vlerësuar lart cilësitë e Konsas dhe ndikimin e tij te Arsenali.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Ferdinand theksoi se Konsa është një futbollist që Manchester Unitedi do të duhej ta kishte në përbërjen e vet.

“Unë i thashë djalit tim dje që ta përcillte me vëmendje Ezri Konsan, sepse gjithçka që bën ai është efikase. Është një futbollist i nivelit shumë të lartë. Mendoj se Manchester Unitedi duhej ta kishte transferuar”, deklaroi Ferdinand.

Ai shtoi se Konsa i ka krijuar trajnerit Mikel Arteta një dilemë të këndshme për formacionin, sidomos pas paraqitjeve të sigurta që ka bërë që nga ardhja në “Emirates”.

“Do të habitesha nëse Konsa nuk rikthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, kur William Saliba të jetë sërish i gatshëm. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe i ka dhënë Artetës disa vendime të vështira për t’i marrë. Është një transferim fantastik për Arsenalin”, u shpreh ish-futbollisti anglez.

Ndërkohë, Arsenali po vazhdon garën për titullin e kampionit në Premier League, me Konsan që është bërë një pjesë e rëndësishme e repartit defensiv, ndërsa Manchester Unitedi po vazhdon të përballet me vështirësi në kampionat.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dugini dhe teologu islam në një platformë, Fetoshi: Rusia po ndërthur profecitë fetare për interesa gjeopolitike

Dugini dhe teologu islam në një platformë, Fetoshi: Rusia po ndërthur profecitë fetare për interesa gjeopolitike

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar GJKKO

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar GJKKO